Kriza e shkaktuar nga COVID-19 do të bëjë që Liverpool të rivlerësojë situatën në skuadër, me t’u hapur afati kalimtar i verës.
Se situata financiare nuk qëndron mirë te kampionët e Evropës u pa kur humbën garën për Timro Wernerin e RB Leipzig, duke refuzuar pagesën e klauzolës prej 60 milionë euro.
Tani, para se të mendohet për prurjet, Liverpool do të shikojë për lojtarët e tepër në skuadër, që duhet shitur fillimisht.
Disa prej tyre janë të paprekshëm, si Mohamed Salaha, Sadio Mane dhe Robert Firmino.
E njëjta gjë vlen për Trent Alexander-Arnold, Andy Robertson, Jordan Henderson dhe Fabionho, ndërsa kontratat janë duke i vazhduar edhe Virgil van Dijk dhe Alisson Becker.
Të pëlqyerit si James Milner, Naby Keita, Joe Gomez, Alex Oxlade-Chamberlain, do të qëndrojnë gjithashtu.
Të pasigurt të ardhmen te Liverpool e kanë Dejan Lovren, Gini Wijnaldum dhe Divock Origi.
Ndërsa shitje të pashmangshme do të jenë Xherdan Shaqiri dhe Loris Karius.
Shaqiri nuk dihet se ku do ta vazhdojë karrierën, edhe pse ditë më parë është raportuar për një interesim nga Newcastle United.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...