Kukësi u mposht nga Lushnja dhe trajneri Mlladen Milinkoviç ka shprehur te presidenti Safet Gjici gatishmërinë për të disatën herë për t’u larguar, por numri një i klubit verilindor e ka ndarë mendjen dhe do që ta mbyllë sezonin me serbin në krye të stafit teknik.
Janari pritet të sjellë ndryshime dhe ekipi do ndërtohet nga vetë Milinkoviç, i cili ka nisur nga puna së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Do të ketë largime dhe afrime, ndërkohë që së fundmi ka sinjale nga jashtë për sulmuesin Elis Bakaj, shënuesin më të mirë deri më tani në Superiore.
Sipas asaj që shkruan gazeta “Sport Ekspres”, një klub nga Kazakistani kërkon shërbimet e Bakajt, por për këtë duhet të paguajë për kartonin e tij. Mbetet për t’u parë nëse kampionët në fuqi do pranojnë të futen në bisedime. /Sport Ekspres
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...