Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
KE analizoi rrjedhën e garave në Ipko Superligë dhe rangjet tjera duke konstatuar se deri më tani garat po rrjedhin mirë e me dinamikën e paraparë me disa raste të kontestuara, edhe për faktin se kampionati po hynë në fazën finale, prandaj KE u kërkon Komisioneve të FFK-së që të punojnë me seriozitet dhe profesionalizëm dhe të marrin masat e duhura ndëshkimore pa përjashtim, sikur që KE do t’u dalë në mbrojtje të gjithë atyre që atakohen pa të drejtë.
KE analizoi edhe çështjen e dënimit të presidentit Agim Ademi nga ana e Gjykatës së Apelit, duke konsideruar se dënimi i tij është i padrejtë. KE me unanimitet të plotë i dha përkrahje presidentit që të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore të lejueshme për ta zbardhur rastin deri në instancën e fundit – Gjykatën Supreme.
Ndërsa, presidenti Ademi e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme KE-në dhe deklaroi se do të ndjekë rrugën ligjore të lejuar deri në verdiktin e fundit dhe çfarëdo qoftë ai do t’i bindet dhe do të jetë në koordinim me KE-n, UEFA-n e FIFA-n dhe delegatët përkrahës, si dhe do t’i njoftojë për të gjithë hapat e mëtejmë.
KE shqyrtoi edhe kërkesat e parashtresat drejtuar këtij organi.
Hoti: Inflacioni është rritur edhe në muajin e fundit, po i ...
Shefi i OSBE-së në Kosovë përgëzon Kurti për Ligjin për të H...
Macron ofrohet si ndërmjetësues paqeje midis Izraelit dhe Li...
Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...