Dani Alves u shpall përfundimisht i pafajshëm më 28 mars 2025, pas një gjyqi që zgjati tre vjet dhe 14 muajsh burg për akuzën se kishte sulmuar një grua në një klub nate në Barcelonë.
Tani, jeta e tij është shumë ndryshe.
Ai është pajtuar me partneren e tij, Joana Sanz dhe ata së fundmi kanë njoftuar se do të bëhen prindër. Por kjo nuk është e vetmja.
Ana fetare e ish-lojtarit të Sevillas, Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së ka qenë gjithmonë e njohur.
Fakti është se ditët e fundit ai është parë duke bërë një hap më tej – tani jo vetëm që praktikon, por edhe predikon besimin e tij përpara besimtarëve.
Në rrjetet sociale janë bërë publike disa video të Dani Alves në Kishën Ungjillore Elis të Gironës. I ftuar nga pastori Jimmy Martin, braziliani mori pjesë në një nga meshat, ku theksoi se besimi në Zot e ndihmoi të dilte nga situata e tij e vështirë.
“Duhet të keni besim, vëllezërit e mi, unë jam dëshmi e gjallë për këtë. Sepse ajo që Zoti premton, Zoti edhe e përmbush”, dëgjohet të thotë Alves.
Sipas tij, ai bëri një “pakt” me të Plotfuqishmin gjatë kohës që ishte në burg.
Siç thamë, Alves ka qenë gjithmonë një njeri i përkushtuar ndaj fesë, por në muajt e fundit rrjetet e tij sociale janë mbushur me mesazhe që përmbajnë vargje nga Bibla dhe promovimin e librave fetarë, të shoqëruara me imazhe nga jeta e tij e përditshme.
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit