Ndeshja e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila ishte e paraparë të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitic”, ka ndryshuar lokacion.
UEFA në faqen e tyre zyrtare ka bërë të ditur se kjo sfidë do të luhet në Leskovc në stadiumin “Gradski stadion Dubocica”, shkruan Arbresh.info.
Ky stadium ka një kapacitet prej 8136 ulëseve për dallim nga stadiumi në Beograd që ka 53000 mijë ulëse.
Ndërrimi i lokacionit ishte kërkesë e Federatës së Futbollit të Serbisë, e shtyrë nga presidenti serb Aleksander Vuciq.
Shumë media në Serbi kanë raportuar se presidenti serb e do një stadium me më pak ulëse, që t’i shmangen problemeve. Gjithashtu ata thonë se personat dëshirojnë të jenë të zgjedhur nga regjimit të cilët janë pro presidentit.

Kujtojmë se në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë në stadium pati probleme të shumta në radhët e tifozëve, ku u dëgjuan edhe brohorima kundër Vuciqit.
Aty nuk munguan as thirrjet kundër Kosovës, ku pritet të ketë edhe dënime nga UEFA e FIFA. Serbia kohë pas kohe gjobitet dhe një e gjë e tillë pritet të ndodh sërish.
Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse stadiumi në Leskovc do të jetë i mbushur, apo ndonjë pjesë e saj do të sanksionohet.
Sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet me 11 tetor me fillim nga ora 20:45. Ky takim është vendimtar për pozitën e dytë në grup e cila të shpien në play-offin e kualifikimeve për Botëror./Arbresh.info
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...