Neymari nuk ka luajtur futboll që prej fundit të muajit janar dhe tani ka shumë mall për topin.
Më 23 janar, Neymar e lëndoi nyjën e këmbës dhe tani është duke i munguar futbolli. Ylli i Paris Saint-Germainit i ka bërë të ditura shumë qartë ndjenjat e tij, transmeton Gazeta Express.
“Saudade” shkroi braziliani në rrjetet sociale, në mbishkrimin e një fotografie duke e puthur topin para se gjuajtje të lirë në një ndeshje për vendin e vet. “Saudade” në gjuhën portugeze e ka kuptimin mall, etje apo kur të mungon diçka.

“Futbolli është jeta ime, është diçka që më bën të lumtur. Kur jam në fushë harroj shumë gjëra sepse aty kënaqem. Nuk ka çmim që mund t’ia vendosesh kënaqësisë e të bërit çfarë më pëlqen më së shumti”, pati thënë braziliani në të kaluarën për futbollin.
Postimi i tij në Instagram ka marrë më shumë se 720 mijë pëlqime, përfshirë nga bashkëlojtarët e tij Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.
PSG-ja është duke e pritur riaftësimin e tij të plotë. Trajneri Thomas Tuchel e pranoi në konferencë për media se Neymari po vuan nga fakti që nuk mund të luajë dhe se është shumë i trishtuar. /Gazeta Express/
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu