Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar ka zbuluar se ai “dëshiron të luaj me yllin Cristiano Ronaldo në Real Madrid”.
Dëshira e tij për të luajtur me sulmuesin portugez mund të “shtyj drejtë largimit të tij nga Paris Saint Germaini”, raporton ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info.
Lajmet e fundit rreth të ardhmes së Neymarit kanë pushtuar ballinën e gazetës spanjolle mëngjesin e sotëm.
Edhe pse iu bashkua gjigantit në Liga 1 për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro verën e kaluar nga Barcelona, Neymar është përfolur rregullisht për transferim te klubi në Madrid.
Neymar ka shijuar një sezon të suksesshëm në Francë duke shënuar 28 gola brenda 30 paraqitjeve për PSG-në. Ai ka qëndruar jashtë fushës që nga 25 shkurti për shkak të lëndimit në këmbë, por shpreson të rikthehet në kohë i gatshëm për Kampionatin Botëror në qershor.
Ylli i PSG-së u rikthye dje në Francë derisa vazhdon rehabilitimin e tij nga këmba e thyer.
Ai ka qenë duke u rikuperuar në Brazil pas operacionit dy muaj më parë./arbresh.info/
Shpërthen vullkani në Indonezi, 3 të vdekur dhe 20 të zhduku...
Dy punëtorë shëndetësorë sulmohen nga qentë endacakë në obor...
Gjesti feston sot ditëlindjen, ka një surprizë për fansat
Klinika e Ortopedisë pajiset me aparaturë moderne për ndërhy...
Tragjedi në Meksikë, të paktën pesë të vdekur nga zjarri në ...
AKR e Nisma nuk do të marrin pjesë në zgjedhje