Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe, ka thurur elozhe për bashkëlojtarin e tij, brazilianin Neymar Jr.
Mbappe u transferua nga Monaco për shumën e 180 milionë eurove, dhe ka formuar një super treshe në sulm, me Edinson Cavani dhe Neymar.
Por, Kylian Mbappe zbulon një prapaskenë shumë të rëndësishme të tregut, ku në një intervistë ka thënë se ka refuzuar një ofertë të majme nga Real Madridi.
“PSG është skuadra e qytetit tim, ndërsa Neymar vlen po aq sa Cristiano Ronaldo dhe unë dëshiroja të luaja në një ekip me brazilianin”, deklaroi Mbappe.
Për përballjen në 1/8-at e Championsit mes Los Blancos dhe Parisit, Mbappe shtoi:
“Do të shkojmë në Bernabeu për t’i dërguar një mesazh botës së futbollit”.
Në 21 ndeshje ka shënuar 12 gola në të gjithat garat francezi. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër