Kampi i sulmuesit Neymar besojnë se ylli i Paris Saint Germain do të jetë i gatshëm për ndeshjen kthyese në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit.
Neymar u lëndua në fitoren e gjigantit francez ndaj Marseilles duke frikësuar tifozët se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për takimin kthyes kundër kampionit të Spanjës dhe Evropës në kuadër të xhiros së 1/8-së, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, televizioni brazilian ‘Esporte Interativo’ thotë se kampi i tij beson që reprezentuesi brazilian do të jetë i gatshëm për vizitën kundër ‘Los Blancos’ javën e ardhshme.
Mjeku i Barcelonës, i cili punoi me Neymarin për katër vite, beson gjithashtu që sulmuesi do të jetë i gatshëm për rivalin e tij të vjetër.
Stafi i PSG-së, Ricardo Rosa dhe Rafael Martini tashmë janë duke punuar me Neymarin për rikuperimin e tij./arbresh.info/
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...