Neymar është sërish në Barcelonë.
Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe ish lojtari i Barçës ishte javën e kaluar në qytet si pjesë e një protokolli mjekësor që duhet të ndjek patjetër në mënyrë për të trajtuar thyerjen e ashtit të pestë të këmbës së tij të djathtë, e cila do t’i ndaloj atij të jetë në fushë deri në fillim të muajit prill, transmeton portali arbresh.info.
Me paterica në duar, Neymar u ngjit në një veturë të zezë me qëllimin për të vizituar doktorin Ramon Cugat për të monitoruar se si është duke shkuar trajtimi i tij.
Trajneri i PSG, Thomas Tuchel ka pranuar së fundmi se Neymari i është përgjigjur mirë trajtimit.
“Nuk ka dhimbje më, gjërat janë duke shkuar qysh pasi ka shkuar në Spanjë”, ka thënë trajneri, i cili shtoi se futbollisti më i shtrenjtë në histori është duke “kthyer besimin në këmbën e tij”.
Ndërkohë, e ardhmja e Neymarit është ende duke u diskutuar, megjithëse superylli refuzoi të flas rreth këtyre komenteve në vizitën e tij të fundit në qytet kur është pyetur për rikthim te FC Barcelona.
Sidoqoftë, presidenti Jose Maria Boartomeu ka shuar pritshmëritë e tifozëve për një rikthim të mundshëm duke thënë se nuk ka folur me brazilianin dhe as me babain e tij qysh pasi vendosi t’i bashkohet PSG-së gjatë verës së vitit 2017./arbresh.info/
Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...