Sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, la fushën para kohe në derbin ndaj Marseilles dhe gjendja e tij nuk dukej aspak e mirë.
Braziliani u largua nga fusha duke qarë pas lëndimit që pësoi në nyje të këmbës.
Menjëherë është vënë në pikëpyetje paraqitja e tij në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.
Braziliani gjatë mëngjesit të sotëm (e hënë) ka postuar një fotografi në ‘InstaStory’, ku shihet këmba e tij e imobilizuar.

E vetmja gjë shpesë dhënëse në këtë mes janë fjalët e trajnerit Unai Emery pas fitores ndaj Marseilles, ku tekniku spanjoll ka thënë se beson te rikthimi i Neymarit për përballjen me Los Blanocs.
Ndeshja e dytë me klubin spanjoll është pas tetë ditësh (6 mars), ndërsa e para ka përfunduar 3-1 në të mirë të Realit.

Ish-ylli i Barcelonës do të mungojë sigurt në ndeshjen e Kupës së Francës ndaj Marseilles që luhet të mërkurën,.
Por, edhe atë të shtunën në Ligue 1 ndaj Troyes.
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...