Dëshira për të luajtur nën udhëheqjen e Pep Guardiolas vazhdon të mbetet joshëse për sulmuesin e PSG-së.
Neymar ka përsëritur dëshirën e tij që një ditë të luaj nën udhëheqjen e trajnerit të Manchester Cityt – Pep Guardiolas, transmeton portali arbresh.info. Superylli i Paris Saint Germain, Neymar humbi shansin për të luajtur nën udhëheqjen e Guardiolas në Barcelonës pasi iu bashkua klubit vetëm një vit pasi katalunasi u largua nga roli i tij si trajner në Camp Nou.
Por, puna nën udhëheqjen e Guardiolas vazhdon të mbetet ende një ambicie e Neymarit.
“Kam dashur gjithmonë që të punoj me Guardiolan”, ka thënë Neymar për ‘ESPN’.
“Është ndryshe, unë arrita [te Barcelona] një vit pasi ai u largua. Me të vërtetë doja të punoja me të”
Neymar iu bashkua PSG-së nga Barcelona në muajin gusht të vitit të kaluar për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro, por sulmuesi vazhdon të kërkohet për rikthim në La Liga nga rivali më i madh i ish klubit të tij – Real Madridi./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...