Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi ka hedhur akuza të ashpra ndaj Spanjës në atë të cilën ai e percepton si një përpjekje për të “destabilizuar” klubin e tij me lidhjet e Neymarit në Real Madrid.
Gjiganti në Liga 1 ka shpenzuar gjithsej 222 milionë euro në muajin gusht për të aktivizuar klauzolën e blerjes së Neymarit në kontratën e Barcelonës për të transferuar atë në Paris, transmeton portali arbresh.info.

“Neymar në Real Madrid? Ju sigurisht e keni parë që ai ishte shumë i lumtur në fushë”, ka thënë Al – Khelaifi për ‘Canal+‘. “Ai ishte shumë i lumtur në Paris dhe familja e tij është gjithashtu”
“Ne kemi një ndeshje të madhe kundër Real Madridit që po vjen. A është kjo një përpjekje për të na destabilizuar? Ndoshta, po ne nuk mendojmë për atë”
“Neymar nuk do të largohet në fund të sezonit. Në asnjë mënyrë”
Neymar ka shënuar deri tani 26 gola brenda 24 paraqitjeve në PSG duke i dërguar ata në krye të tabelës në ligë ndërkohë që vazhdojnë garën në Kupë të Francës, Kupë të Ligës dhe në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Roberti flet sërish për Tunën: Është sjellë keq me nënën tim...
Sulm pranë Ngushticës së Hormuzit
OPEC+ njofton për shtimin e prodhimit të naftës pas rritjes ...
Man United fiton derbin e Anglisë ndaj Liverpoolit, blindon ...
Thun shpallet kampion i Zvicrës për herë të parë në histori,...
Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtë...