Policia e ka nisur një hetim ndaj Neymarit për publikimin dhe shpërndarjen e fotografive private të një gruaje, e cila e akuzon brazilianin për përdhunim.
Ylli i Paris Saint-Germainit bëri publike fotografitë dhe bisedat private me gruan në pyetje në një video të postuar në llogarinë e vet zyrtare në rrjetin social Instagram, përmes të cilës ai u përpoq ta shpjegojë veten, transmeton Gazeta Express.
Policia e vizitoi qendrën stërvitore Granja Comar – ku ekipi kombëtar i Brazilit është duke u përgatitur për Kupën e Amerikës, e cila do të zhvillohet këtë verë – për ta marrë në pyetje Neymarin, sipas mediave spanjolle.
Neymar, megjithatë, nuk ka qenë prezent në qendrën stërvitore kur policia kishte shkuar aty. Ai do të thirret në stacion policor për t’u deklaruar.
Policia po ashtu theksoi se do t’ia konfiskojë telefonin lojtarit.
“Duam të kemi qasje në të gjitha materialet e Neymarit, jo vetëm në videot e edituara”, kanë thënë hetuesit policorë.
Neymar u akuzua nga kjo grua se pas një takimi në një hotel në Paris më 15 maj, braziliani ishte dehur dhe ishte bërë i dhunshëm, duke e sulmuar atë seksualisht.
Braziliani i mohon akuzat.

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...