Sipas raporteve në Spanjë, Neymar i ka thënë babait të tij se dëshiron që çdo lëvizje potenciale për kalim në Real Madrid të përgatitet para Kampionatit Botëror.
26-vjeçari iu bashkua Paris Saint Germain nga Barcelona për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro gjatë verës së kaluar, transmeton portali arbresh.info. Por, ai vazhdimisht është përfolur për një transferim te ‘Los Blancos’ që synojnë të bëjnë ndryshime të dukshme në linjën frontale.

Megjithatë, gazeta spanjolle ‘Sport’ raporton që lojtari nuk dëshiron të shkoj në Rusi derisa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë, prandaj transferimi i tij te ndonjë klub duhet të përgatitet vetëm para Kampionatit Botëror.
Babai i Neymarit është negociatori kryesor për çdo lëvizje të mundshme dhe synon të arrijë ndonjë marrëveshje para përfundimit të sezonit.
Raportet e fundit kanë sugjeruar që braziliani ka ofruar vetën te ish klubi i tij – Barcelona, por gjiganti në Camp Nou ka refuzuar këtë./arbresh.info/
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...
Shqipëria shpalli Iranin shtet sponsor të terrorizmit, reago...
Lulzim Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Ko...
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...