Agjenti Pini Zahavi është duke finalizuar detajet e transferimit të mundshëm të Neymarit në Real Madrid.
Bazuar në një raport nga ‘UOL Esporte’, reprezentuesi është takuar me lojtarin dhe njerëzit e tij javën e kaluar për të shqyrtuar ofertën që është shtruar nga presidenti Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info.
Uebfaqja braziliane thekson gjithashtu që kjo ka ndodhur gjatë kohës së njëjtë kur presidenti i Paris Saint Germain – Al Khelaifi dhe drejtori sportiv – Antero Henrique ishin gjithashtu në Brazil. Agjenti Zahavi ishte personi kryesor që largoi lojtarin nga Barcelona për transferim në PSG për 222 milionë euro verën e kaluar.

Në Sao Paulo u zhvillua një takim i madh në hotelin Emiliano kur Zahavi shpjegoi të gjitha detajet ekonomike të ofertës së Perez për Neymarin.
Raporti ndërmjet Zahavit dhe presidentit të Real Madridit është i mirë. Gjatë javëve të fundit, dyshja janë takuar rregullisht dhe ata kanë diskutuar gjithashtu për transferimin e sulmuesit polak të Bayern Munichut – Robert Lewandowskit.
Në Brazil, ata kanë interpretuar takimin me Neymarin dhe avokatët e tij si një hap tjetër rreth transferimin të sulmuesit brazilian nga PSG në Madrid./arbresh.info/
KEDS tregon për qytetet ku sot do të ketë reduktime të energ...
Makina përplaset me murin e tunelit në hyrje të Pogradecit, ...
Vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshimet territoriale
U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dysh...
Dy persona të lënduar nga aksidenti në “Ibrahim Rugova” – dj...
Hamza: Të rinjtë janë gati për ndryshim, e pashë mbrëmë në P...