Neymar mund të rikthehet në Barcelonë verën e ardhshme për një marrëveshje që prek shifrën prej 200 milionë euro.
Ky raport sensacional vjen nga programi televiziv spanjoll ‘La Porteria’, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Neymar do të ketë të aktivizuar klauzolën e blerjes gjatë verës, gjë që do të thotë se gjiganti katalunas mund të reagoj për të ri-nënshkruar me lojtarin që u largua nga Camp Nou në vitin 2017.
Por, Real Madridi ka gjasa më shumë të finalizoj transferimin e brazilianit derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të zëvendësuesit afatgjatë të Cristiano Ronaldos.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë u largua nga Bernabeu verën e kaluar për transferim në Juventus për një tarifë prej 100 milionë euro.
Qysh pas largimit të tij, ‘Los Blancos’ kanë pasur probleme të mëdha para portës dhe rezultatet e tyre janë aspak pozitive qysh pas largimit befasues të tij.
Sidoqoftë, ylli i PSG-së vlerësohet si një lojtar që mund ta rregullojë këtë çështje te skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Santiago Solari./arbresh.info/
Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit ...
Dallaveret me vota – Prokuroria nis hetimin në Drenas
Shqipëria dhe Izraeli, partneritet strategjik në mbrojtje dh...
Mjekët e rrahur në QKUK ‘përfundojnë’ në Polici, Prokurori u...
Kantoni i Valaisit ndan 10 milionë franga për viktimat e Cra...
Pas raportimit të Arbresh.info, pastrohen mbeturinat në rrug...