Pas dy vitesh tek PSG, Neymar është pranë rikthimit tek Barcelona. Mediat sportive kanë raportuar se klubi katalanas ka rihapur negociatat për të risjellë në ‘Camp Nou’ brazilianin, i cili thuhet të jetë i hapur për një lëvizje të tillë.
Neymar u transferua tek PSG pasi klubi francez pagoi klauzolën prej 222 milionë eurosh, ndërsa Barcelona nuk ka ndërmend të paguajë një shumë të ngjashme. Siç raporton ‘Globoesporte’, katalanasit do të paguajnë 100 milionë euro PSG, ndërsa në tratativa do të përfshihen Umtiti, Dembele dhe Rakitic.
Një ofertë e çmendur që mund të joshë drejtuesit e PSG të lejojë largimin e Neymar, sidomos pas fjalëve të presidentit Al-Khelaifi pak ditë më parë se klubi ka ndryshuar qëndrim ndaj yjeve të skuadrës.

Largimi i Neymar do të bënte që projekti i PSG të përqendrohej tek Mbappe, ndërsa lojtarët që do të merrnin në shkëmbim janë të gjithë të një cilësie të lartë. Nga ana tjetër, Barcelona do të mbyllte përfundimisht operacionin e zëvendësimit të Neymar, me Dembele dhe Coutinho që kanë dështuar në këtë detyrë. Pikërisht ky i fundit mund të jetë një tjetër arsye që Neymar të rikthehet tek Barcelona, duke parë miqësinë mes dy brazilianëve. Ditën e hënë, zëdhënësi i klubit të Barcelonës, Josep Vives u pyet në një konferencë rreth mundësisë së një rikthimi të Neymar, por ai refuzoi të përgjigjet duke thënë se nuk kishte të drejtë të fliste për merkaton që zhvillon skuadra katalanase.
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...
Mblidhet Kryesia e PDK-së, merren vendime për fushatën dhe o...
Treni godet një mjet të punës në Jagodë të Klinës, një i lën...
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...