Transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint Germain është duke prodhuar ende lajme dhe sot (e premte) i është shtuar një kapitull i ri kësaj sage.
Braziliani është lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, por tani është zbuluar se ai kushtoi edhe më shumë seç u raportua fillimisht, transmeton portali arbresh.info.
Verën e kaluar, për të qenë më specifik – më 3 gusht, Paris Saint Germaini njoftoi se kanë nënshkruar me sulmuesin nga Barcelona.
Ata paguan klauzolën e lojtarit në kontratën e tij – një shumë prej 222 milionë euro.
Megjithatë, ashtu siç ka zbuluar tani ‘Football Leaks’, me informata të mbledhura nga ‘Mediapart’, transferimi ishte edhe më i shtrenjtë se kaq.
Paris Saint Germaini kishte paguar 10.7 milionë euro në komision te secili nga dy agjentët e përfshirë.
Njëri ishte babai i ish lojtarit të Santos, Neymar Snr, dhe tjetri ishte ndërmjetësuesi izraelit Pini Zahavi.
Një tarifë shtesë prej 8.7 milionë euro duhej të përfshihej gjithsesi si një pjesë kontribuuese ndaj klubit që e zhvilloi atë duke bërë shumën totale të arrijë në 252 milionë euro.
Zahavi, i cili ishte njeriu që veproi si ndërmjetësues i marrëveshjes, së bashku me babain e tij, është një person shumë i rëndësishme në këto lloj transferime.
Verën e kaluar, ai gjithashtu ishte përpjekur për t’i krijuar një rrugë largimi sulmuesit Robert Lewandowski nga Bayern Munichu ndërkohë që destinacioni i preferuar si polakut ishte Real Madrid, por në këtë gjë nuk ishte i suksesshëm./arbresh.info/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...