Mesfushroi i Brazilit, Casemiro beson se Neymari dhe Cristiano Ronaldo janë aq të mirë sa duket sikur janë nga një “botë tjetër”.
“Të dy lojtarët janë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Casemiro rreth Ronaldos dhe Neymarit, transmeton portali arbresh.info.
“Të dy nga ata mund të ndryshojnë rezultatin e ndeshjes në çfardo pike. Për mendimin tim, ata janë nga një botë tjetër”
“Ata janë pjesë e treshes më të mirë në botë: Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar janë tre lojtarët më të mirë në botë dhe jam i kënaqur që njëri nga ata luan së bashku me mua”
Brazili është duke u vlerësuar nga shumë si favorit për të fituar trofeun në Kampionatin Botëror pas pesë titujve, por Casemiro thotë se statusi i tyre nuk është i rëndësishëm për skuadrën e Tites./arbresh.info/
Irani: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo sulmi ushtarak
Rama, Kurtit: Pa kurrfarë kontributi, prandaj sulmon figurat...
Arsenali kampion, pas 22 vjetësh
“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi ...
Ministria e Mjedisit nesër prezanton Pakon për Mbeturinat, m...
“Frizerka”, Çitaku i reagon Konjufcës për ofendimin ndaj Osm...