Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka këmbëngulur se Neymari dhe Kylian Mbappe nuk do të largohen nga kryeqyteti francez, duke thënë se ata janë parisienë dhe se do të qëndrojë në klub përgjithmonë.
E ardhmja e dy yjeve kryesore të PSG-së është e pasigurt për shkak se ende nuk kanë nisur bisedimet mes tyre dhe klubit për vazhdimin e marrëveshjeve, të cilat iu mbarojnë verën e ardhshme.
Po ashtu, ka pasur thashetheme se Mbappe i ka refuzuar disa oferta deri tani për vazhdimin e kontratës.
Por pronari i PSG-së sheiku Al-Khelaifi, duke folur pasi skuadra e tij kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas triumfit kundër Barcelonës, këmbënguli se dyshja nuk do të largohet.
“Mbappe dhe Neymar janë parisienë dhe do të qëndrojnë në Paris përgjithmonë”, tha Al-Khelaifi.
Në lidhje me ndeshjen e së mërkurës, ai theksoi: “Është nder i madh të jesh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kam harruar çfarë ndodhi para katër vjetëve. Do të mbetet në histori, por ne luajtëm dhe e rrëzuam një ekip madhështor të Barcelonës”.
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...