Neymar dëshiron rikthimin te Barcelona, pranon edhe zbritjen e pagës

15:10 | 20 Prill 2021

Ylli i PSG-së, Neymar është i hapur që të rikthehet te Barcelona.

Braziliani ka shijuar disa nga vitet me të mira të karrierës në Kataluni, pranë Lionel Messit dhe Luis Suarezit, përcjellë lajmi.net.

Me presidentin e ri të Barcelonës, Joan Laporta, marrëveshja nuk është e pamundur të ndodh, por varet nga gjendja financiare.

Ideja kryesore e Laportas është të bind Messin për të rinovuar, por edhe arritja e Neymar mund të arrihet, nëse ky i fundit refuzon rinovimin.

Problem do jetë miqësia e ftohët mes PSG-së dhe Barcelonës, ngase blaugranasit disa herë provuan të transferojnë yjet nga “Parisienët” siç ishin Thiago Silva dhe Angel di Maria, por marrëveshja asnjëherë nuk u arrit.

Neymar thuhet se është i gatshëm të pranojë edhe zbritjen e pagës vetëm që të rikthehet në “Camp Nou”.

Mirëpo, Neymar gjithashtu ka arritur marrëveshje me PSG-në për rinovim, derisa mungon vetëm nënshkrimi.

Vendimi përfundimtar do t’i takojë brazilianit, i cili do pres deri në fund të edicionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara