Newcastle United është gati që të provojë që gjatë janarit të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Skuadra angleze dëshiron ta përforcojë skuadrën këtë afat dimëror që të shpëtoi nga rënia, derisa në vitet e ardhshme të garojë për trofe.
Futbollisti që e duan është Umtiti, te cilin trajneri Xavi nuk e ka në plane, por që ky i fundit i ka treguar klubit që nuk largohet nga Barcelona, vetëm nëse i ofrohet paga e njëjtë.
Këtë problem nuk e ka Newcastle, ngase drejtuesit kanë para të mjaftueshme që ta bindin për të nënshkruar kontratë afatgjatë.
“El Nacional” raporton se përpos kësaj, Newcastle është gati edhe të ofrojë 20 milionë euro për mbrojtësin.
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...