Nuk ka dhuruar fitues sfida interesante e ‘St.James Park’ mes Newcastle United dhe Manchester City, që kanë barazuar 2:2 në ndeshjen hapëse të xhiros së 14-të të Premierligës.
Raheem Sterling në minutën e 22’ kaloi Cityn në epërsi 0-1.
Vendasit u përgjigjën menjëherë, kur 25 vjeçari Jetro Willems, shënoi për 1:1.
Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë, nga një për të dy skuadrat.
Kevin De Bruyne me një goditje të fortë dhe saktë, realizoi për 1:2 në minutën e 82’, duke rikthyer epërsinë e kampionëve të Premierligës.
Por, Jonjo Shelvey nuk lejoi humbjen e Newcastle, duke barazuar për 2:2.
Manchester City me këtë barazim numëron 29 pikë, tetë më pak se Liverpool, që nga ora 16:00 takohet me Brighton.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...