Newcastle ka dalë në mbështetje të futbollistit, Sandro Tonali, duke besuar në pafajësinë e italianit.
Kjo pasi futbollisti i transferuar nga Milan, i dënuar më herët për vënie të basteve, po përballet me akuza të reja për të njëjtën gjë, porse tash jo në Itali po në Angli.
Klubi anlgez ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen që i jep lojtarit.
“Klubi është në dijeni të akuzës së re ndaj Sandro Tonalit në lidhje me shkeljet e pretenduara të rregullave të basteve në Angli. Ai është vënë në dispozicion të Federatës Angleze dhe do të tregojë të vërtetën. Sandro vazhdon të respektojë plotësisht hetimet dhe ka mbështetjen e plotë të klubit”, thuhet në deklaratën e klubit të Newcastle. /rtk
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren