OG Anunoby shënoi 28 pikë, ndërsa Jalen Brunson shtoi 25 të tjera për të udhëhequr New York Knicks drejt një fitoreje me përmbysje 124-113 ndaj San Antonio Spurs të Victor Wembanyama, në finalen e NBA Cup të zhvilluar të martën mbrëma.
Brunson u shpall Lojtari më i Mirë i Turneut (MVP), duke kurorëzuar një paraqitje të shkëlqyer të Knicks, shkruan Arbresh.info.
Skuadra aktuale e New Yorkut ka ambicie të mëdha edhe për titullin kampion në NBA.
E udhëhequr nga Brunson, së bashku me Josh Hart dhe Mikal Bridges – të tre ish-kampionë të NCAA me Villanova – Knicks synojnë të përfitojnë nga një Konferencë Lindore e konsideruar më e dobët dhe të arrijnë në finalen e NBA-së.
Karl-Anthony Towns kontribuoi me 16 pikë dhe 11 kërcime, pavarësisht një problemi në pulpë. Ai u drejtua për në dhomat e zhveshjes pak para pushimit dhe u ul në stol edhe në çerekun e tretë, por u rikthye në parket në minutat e fundit të ndeshjes.
Te Spurs më i miri ishte Dylan Harper me 21 pikë, ndërsa Wembanyama e mbylli ndeshjen me 18 pikë dhe De’Aaron Fox shtoi 16.
Knicks dominuan nën kosh, duke fituar betejën e kërcimeve 59-42. Mitchell Robinson ishte vendimtar me 15 kërcime, 10 prej tyre ofensivë, duke ndihmuar New Yorkun të krijojë epërsi 56-44 në pikët nga zona.
San Antonio kryesoi për pjesën më të madhe të ndeshjes, por gjithçka ndryshoi në fund të çerekut të tretë, kur Knicks realizuan një seri vendimtare 13-1 për të kaluar në epërsi 100-95. Nga ai moment, New Yorku nuk e lëshoi më avantazhin.
Gjykata Supreme rikthen Besim Kelmendin në pozitën e UD Krye...
Tuchel votoi dy lojtarë të Anglisë në çmimin “The Best” të F...
Rama publikon pamje nga punimet për sheshin “Isa Bolet...
Ish-drejtori i morgut të Harvardit dënohet me 8 vjet burg pë...
Do të tentohet të sigurohet dëshmia e një dëshmitari përmes ...
Eskalon debati mes Labit dhe Fjollës: Shko shërohu, merri qe...