Legjenda e Manchester United, Gary Neville mendon se sulmuesi Odion Ighalo, duhet lejuar të rikthehet kur sezoni të përfundoi.
Nigeriani ka impresionuar të gjithë në “Old Trafford”, pasi u huazua në afatin e janarit nga Shanghai Shenhua, transmeton portali arbresh.info.
Për të kompletuar transferimin e Ighalo-s, “Djajtë e Kuq” duhet të paguajnë plotë 20 milionë euro.

Mirëpo, Neville ka thënë se United nuk duhet të shpenzoi ato para për Ighalo-n.
“Ighalo nuk vlen 20 milionë euro gjatë kësaj merkato. Ai ndoshta do vazhdojë të shënojë gola, por nuk duhet të shpenzojnë 20 milionë euro”, tha legjenda e klubit.
Pritet të shihet nëse United do e ndjek këshillën e Neville, apo të kompletojë transferimin e Ighalo-s./arbresh.info.
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...