Neto zyrtarisht prezantohet si portier i Juves

14:42 | 23 Korrik 2015
M. A.

Portieri  Norberto Murara Neto edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Juventusit.

Vendimin e kalimit të tij në Juventus  e ka lidhur me disa arsye. Sa ishte te Fiorentina ai ishte i paprekshëm në vijën e portës, por e iku nga Viola në përfundim të kontratës së tij, ndërsa tash te Juve do të luajë si zëvendësues i Buffon.

“Mendoj se është vendimi im i duhur, për karrierën time si futbollist.  Kam menduar për të gjitha gjërat që mund të ndodhin këtu dhe në fund vendosa, kjo është më e mira për mua”.

“Juventusi është një klub fitues, këtu unë mund të vazhdojë të zhvillohem si lojtar” ka thënë Neto.

Shpërndaje në rrjete sociale