Chelsea ka shënuar mbrëmë fitore në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube ndaj Fluminense me rezultat 2-0.
Dy golat i shënoi Joao Pedro, teksa lojë të mirë për edhe portugezi Pedro Neto, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes ai ka folur për media, ku e ka përmendur humbjen e bashkëlojtarit të tij tek Portugalia, Diogo Jota, i cili vdiq të enjten e kaluar pas një aksidenti të rëndë.
Neto tha se këto ditë për të kanë qenë shumë të vëshitra, pas vdekjes së Jotas dhe vëllait të tij, teksa theksoi se finalen dëshiron t’ia dedikoj atij dhe familjes së tij.
“Ka qenë shumë e vështirë gjatë ditëve të fundit dhe thjesht dua të them se kjo finale është për të dhe për vëllain e tij.”
“Është një periudhë vërtet e rëndë për mua, është e vështirë të flas për këtë, por shpresoj që të arrij ta bëj për të.”
“Dua t’ia dedikoj këtë finale atij dhe familjes së tij, për të treguar mbështetjen time në këto momente të vështira”, tha Pedro Neto.
Chelsea në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes së sotme PSG – Real Madrid./Arbresh.info

Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...