Në Tokio nesër nis Kampionati Botëror i Atletikës, një nga ngjarjet më të mëdha sportive të vitit.
Atletë nga e gjithë bota do të garojnë për medalje dhe rekorde të reja në disiplinat më të rëndësishme të sportit bazë.
Pritshmëritë janë të mëdha si për garat në sprint dhe maratonë, ku disa prej emrave më të mëdhenj të atletikës synojnë të lënë gjurmë.
Organizatorët kanë theksuar se “Tokio 2025” do të zhvillohet në kushte të shkëlqyera dhe me standardet më të larta të sigurisë.
Kosovën në këtë ngjarje të madhe sportive, do ta përfaqësojë atletja jonë Gresa Bakraçi.
Gresa do të garojë në disiplinën 1500 metra, me garën e saj të parë që zhvillohet më 13 shtator 2025.
Në këtë kampionat marrin pjesë mbi 2000 atletë nga rreth 200 shtete, të cilët do të garojnë për titullin e kampionit botëror në kryeqytetin japonez.
Ky Botëror pritet të tërheqë miliona shikues anembanë globit, duke e shndërruar Tokion për disa ditë në qendër të sportit botëror.
Kurti premton projekte madhore për Drenasin: Poliklinikë, Di...
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 38 raste b...
Gerrard i gatshëm ta marrë drejtimin e Liverpoolit nëse Slot...
Hapet vrimë e madhe në një kanal në Britani, shpallet gjendj...
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...