Mesfushori brazilian, Willian është shumë pranë largimit nga Stamford Brigde.
Willian ka startuar në vetëm gjashtë ndeshje këtë sezon në Premierligë dhe ende nuk shënuar gol. Ai është duke u lidhur me një transferim te Manchester United.

Gazeta braziliane UOL raporton se Willian është tejet i frustruar me situtatën e tij në klub dhe se është i gatshëm të largohet nëse Conte vazhdon të jetë trajner i Chelseat, transmeton arbresh.info.
Raportohet se Willian e pëlqen jetën në Londër dhe se është i lidhur me tifzoët e klubit londinez dhe se kjo është arsyeja kryesore pse ai ende është pjesë e skuadrës së Chelseat.
Ai do të qëndrojë vetëm nëse starton më shumë ndeshje ose trajneri italian largohet nga kampioni aktual anglez.
29 vjeçari ishte transferuar në Stamford Bridge në veren e vitit 2013 nga Shakhtar Donestk. /arbresh.info/
Irani paralajmëron anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Horm...
Parashikimi i motit për nesër
Chelsea pritet t’i largojë shtatë lojtarë në verë
Vdesin 6 anëtarë të forcave amerikane pas sulmeve nga Irani
Tjetër hap fals i Realit në luftë për titull – mposhte...
Avionët amerikanë largohen nga Spanja pasi ndaluan objektet ...