Gjilanasit konsiderohen favoritë ndaj këtij kundërshtari, megjithatë në PlayOff mund të përballen me kalibër krejtësisht tjetër, pasi nga faza finale e eliminatoreve, në zonën ku mund të jetë Drita, do të hyjnë edhe Chelsea, Fiorentina, Real Betis, Lens e Heidenheim, raporton klankosova.tv.
Të hënën më 5 gusht do të hidhet shorti ku edhe përfundimisht do të kuptohen rivalët e mundshëm për “Intelektualët”.
Drita ka ditur të përballet edhe me skuadra te niveleve të larta, pasi në të kaluarën është ndeshur me gjigantin holandez, Feyenoord, atë polak, Legia e Varshavës, Malmon suedeze e Plzenin e Çekisë.
Megjithatë tre herë kampionët e Kosovës për momentin të gjithë koncentrimin e kanë tek dy ballafaqimet me letonezët e Audas, para se të mendojnë për më tutje.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit