Sot (e martë) janë në program për t’u zhvilluar gjithsej nëntë ndeshje në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ethet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri dhe nëntë ndeshje gjatë ditës së sotme, ndër to edhe shumë ndeshje interesante.
Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të dy gjigantëve evropian, Liverpoolit dhe Real Madridit, e cila pritet të zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 21:00.
Në të njëjtin orar do të luhet edhe një tjetër super përballje, ajo në mes të Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, e planifikuar të luhet në “Parc des Princes”.
Ndeshja tjera interesante në këtë orar janë edhe ato mes Juventus dhe Sporting Lisbona, Atletico Madrid-Royale Union SG, Tottenham-Copenhagen, Bodo/Glimt-Monaco dhe Olympiacos-PSV Eindhoven.
Dy ndeshjet e vetme që do të luhet nga ora 18:45 janë ato në mes të Napolit me Eintracht Frankfurt dhe Slavia Praga me Arsenalin./Telegrafi/
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...