Nëntë klube në Serie A, përfshirë Juventusin, Interin, Milanin dhe Atalantan, janë duke u hetuar në lidhje me praktikat “shqetësuese” të biletave.
Autoriteti i Konkurrencës së Italisë njoftoi të martën se këto klube ishte duke u hetuar, së bashku me Romën, Lazion, Cagliarin, Genoan dhe Udinesen.
Hetimet kanë të bëjnë me atë që autoritetet i përshkruajnë si “klauzola shqetësuese në kontratat për blerjen e biletave të sezonit dhe biletave të ndeshjeve”.

Klauzolat nënkuptojnë se klubet në fjalë nuk do të njohin të drejtën rimbursimit për të gjitha ose një pjesë të biletave të sezonit ose biletave të ndeshjeve, në rast të mbylljes (dënimit) ose ndryshimit të stadiumit.
Aty shtohet se hetimet janë duke u zhvilluar si rezultat i klubeve që nuk reaguan ndaj një ftese që iu bë atyre në maj.

Bologna dhe Parma, nga ana tjetër, u përgjigjën dhe ranë dakord të ndryshojnë kushtet e kontratave me konsumatorët në lidhje me biletat./telegrafi
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...