Nënkryetari i klubit të Goztepes, Talat Papatya, ka hedhur poshtë raportimet se Roman Abramovich e ka blerë klubin.
Ditëve të fundit u raportua se miliarderi rus e ka blerë klubin turk të futbollit, teksa thuhej se zyrtarizimi do të bëhej të premten.
Mirëpo, këto raportime nuk po dalin të jenë të vërteta.
“Abramovich nuk iu drejtua askujt për të marrë përsipër klubin dhe nuk u takua me askënd. Nuk ka asgjë rreth kësaj. Ne lexojmë në media se Abramovich mori klubin. Nuk ka asgjë lidhje me këtë”, ka deklaruar Papatya.
Kujtojmë se pas fillimit të sulmeve nga Rusia drejt Ukrainës, Roman Abramovich u përball me sanksione nga Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian.
Pas këtyre sanksioneve, Abramovich u detyrua ta vë në shitje klubin nga Londra, teksa ende po pritet për pronarin e ri.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK