Nëna e Edinson Cavani-t, Berta Gomez ia ka hapur derën transferimit të djalit të tij te Atletico Madrid.
Uruguaiani në fund të sezonit do jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata ndërsa ka refuzuar mundësinë e refuzimit, transmeton portali arbresh.info.
Cavani gjatë afatit të janarit ishte afër për tu transferuar te Atletico, por gjiganti spanjoll nuk ishte i gatshëm të paguajë vlerën që kërkonte PSG.
Nëna e tij ka thënë se ka disa klube të interesuara, mirëpo atij i pëlqen të kalojë në Spanjë.

“Një numër i klubeve janë të interesuara për të. Klube nga i gjithë globi. Nuk e di se ku do transferohet, por ka edhe tre muaj deri në fund të sezonit”.
“Ka kohë për të menduar. Nuk është duke menduar për rikthimin në Uruguai. Në mendjen e tij, e sheh vetën të qëndrojë në Evropë dhe Spanja është shteti që i pëlqen më së shumti”.
“Por, ka shumë klube të interesuara për të, fal Zotit”, deklaroi Gomez për Ovacion.
Thuhet se gjatë afatit të janarit, Cavani ka refuzuar kalimin te Chelsea ose Manchester United në Premierë Ligë./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...