Goli i parë sezonal në Serie A për fantazistin e kombëtares shqiptare dhe të Sassuolos, Nedim Bajrami, erdhi pikërisht ndaj Interit në “San Siro, ku Inter u mposht me përmbysje me shifrat 1-2, e para për këtë sezon.
Pas përfundimit të sfidës, talenti shqiptar nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, teksa foli edhe për rolin e tij të preferuar në fushë.
“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme.//abcnews.al
148 vjet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...