Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ishte i kënaqur me fitoren mbrëmjen e kaluar ndaj Paris Saint Germain.
Fitorja 2 me 1 në Parc des Princes i siguroi Real Madridit kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një rezultat të përgjithshëm 5 me 2, transmeton portali arbresh.info.
“Jam i lumtur dhe i kënaqur me atë që ishte një performancë e mrekullueshme nga ne. Kjo ishte një fazë vërtetë shumë e mirë për ne sërish për të bërë një deklaratë në kompeticionin tonë të preferuar”, ka thënë fillimisht Ramos.

“Ne kemi treguar vetëm duke shfaqur karakterin tonë të vërtetë dhe sërish kemi shijuar futbollin tonë. Kjo skuadër e Madridit ka rishfaqur atmosferën që na ka sjellur shumë kënaqësi. Tani është në pyetje për të mbajtur atë, ne jemi të lumtur që kemi vazhduar tutje por nuk kemi bërë ende asgjë”
“Mënyra se si trajneri iu qas ndeshjes ishte vërtetë shumë e mirë, ne ishim përgatitur për ndeshjen dhe presioni jonë i lartë shkaktoi disa dëmtime për shkak se ne rifituam posedimin në gjysmën e fushës së tyre disa herë. Ata na krijuan neve disa hapësira dhe ne bëmë maksimumin e asaj dhe ishim mjaftë fatlumë para portës”, shtoi ai.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...