Liverpooli ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndëishmë në Premier League, duke mposhtur Tottenhamin me rezultat 3-6 në udhëtim.
Këtë festival golash e nisi Luis Diaz në minutën e 23-të, pas një harkimi të shkëlqyer nga Trent Alexander-Arnold, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë 13 minuta më vonë, Mac Allister shënoi për të dyfishuar epërsinë e “The Reds”.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe James Maddison ngushtoi epërsinë për në 1-2.
Me kaq nuk u ndalën golat në pjesën e parë pasi në minutën e parë shtesë, pas një asistimi nga Salah, Dominik Szoboslzlai realizoi për 1-3.
Nëntë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, kësaj radhe Salah shënoi vetë për të thelluar edhe më shumë epërsinë.
Liverpooli nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e pestë me egjiptianin Salah sërish.
Kulusevski riktheu një fije shprese për vendasit në minutën e 72-të, kur realizoi për 2-5. Ndërkohë 11 minuta më vonë, ish-lojtari i “The Reds”, Solanke ndëshkoi ish-skuadrën e tij për ta ngushtuar epërsinë edhe më shumë.
Por kjo ishte e gjitha çfarë bën vendasit pasi ai që hapi llogarinë e golave, Luis Diaz edhe e mbylli me gol në minutën e 85-të, ku asistoi sërish, Salah.
Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 39 pikëve katër më shumë se Chelsea dhe ka një ndeshje më pak të luajtur.
Kurse, Tottenhami është i 11-ti me 23 sosh.
Liga angleze vazhdon edhe në mesjavë ku të enjten Liverpooli pret në shtëpi Leicesterin, kurse Tottenhami udhëton tek Nottingham Foresti./Arbresh.info

Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit