Skënderbeu është në luftë me kohën për të marrë lajmin e madh nëse do të mund të luajë apo jo në Champions League për sezonin e ri 2018/19.
Pas kërkesës për apelim të vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, bardhekuqtë kanë depozituar edhe një kërkesë për ngrirje të vendimit që apeli i UEFA-s la në fuqi për të përjashtuar Skënderbeun nga kompeticionet europiane për 10 vitet e ardhshme.
Një dënim i tillë do të ishte i rëndë për korçarët dhe zbatimi i menjëhershëm do të kishte pasoja të drejtpërdrejta duke filluar nga përgatitjet për këtë sezon.
Por kampionët në fuqi kanë besimin e plotë se do të jenë ata që do të luajnë në Europë për të përfaqësuar Shqipërinë në Champions. Siç raporton “Panorama Sport” se siguria e dhënë për klubin nga ana e studios ligjore “De Pfyffer” në Zvicër dhe në veçanti nga avokati i Skënderbeut, Zhan Shedrik Mishel, është tejet e madhe për pjesëmarrje këtë sezon.
Madje, zbulohet se një nga pikat e kërkesës së Skënderbeut është besueshmëria dhe korrektesa e korçarëve në sezonin e fundit që luajtën në Europa League. Ajo me të cilën përfaqësuesit ligjorë të Skënderbeut po përdorin si argument qëndron pikërisht te fakti që në sezonin e fundit të luajtur në Europë, bardhekuqtë kanë respektuar në maksimum kompeticionin duke treguar se janë një ekip i drejtë dhe gjithçka e kanë arritur me meritë të plotë në fushë.
Një gjë të tillë e kishte specifikuar edhe vetë UEFA në raportin që i ka dërguar klubit bardhekuq. Këtë Skënderbeu kërkon ta përdorë si një fakt të pandryshueshëm për të shmangur dënimin derisa KAS të nxjerrë vendimin e plotë pasi të kenë gjykuar në themel dosjen bardhekuqe.
Një zgjedhje e menduar hollë nga ana e Skënderbeut, duke parë vlerësimin e dhënë nga vetë UEFA në kuptimin që në sezonin e fundit të luajtur nga bardhekuqtë e kanë cilësuar prezantimin e Skënderbeut tejet korrekt duke respektuar maksimalisht kompeticionin, në të cilin marrin pjesë.
Për këtë arsye, korçarët duke parë precedentin e tyre pozitiv garantojnë se siguria do të jetë maksimale në respektimin e garës edhe për këtë sezon. Kjo është një nga pikat e kësaj kërkese që i është drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Pritet tashmë që KAS, pasi të shqyrtojë kërkesën e avokatëve te Skënderbeut, të japë vendimin e vet në lidhje me këtë çështje. Vendim që pritet të dalë brenda 10 ditëve të para të muajit qershor.
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...
Dy tifozë të Chelseat përfundojnë në spital në Napoli, klubi...
Nesër varroset fëmija që vdiq tragjikisht në lumin e Gadimes
Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit...