Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri u bë viral në internet me reagimin e tij ndaj penalltisë së Interit.
Toskani u kap nga kamera duke hedhur pallton e tij në vijën e lojës pasi Nerazzurët morën një 11-metërsh, e cila u prit dhe më pas u desh të riekzekutohej për shkak të shkeljes.
Matthijs de Ligt ishte futur në zonë, me Hakan Calhanouglu që ende nuk e kishte goditur topin.
Kështu, VAR-i sinjalizoi se penalltia duhej të rigoditej, dhe mesfushori turk për të dytën herë shënoi saktë, duke qenë kështu goli i vetëm i takmit.
Por, vëmendje më të madhe mori veprimi i acaruar nga Allegri, që nuk u pajtuar me vendimin e video asistentit të gjyqtarit.
Pas javës së 31-të, Interi vazhdon në vendin e tretë me 63 pikë, tre më pak se Milani që është lider, ndërsa Juventusi është në të katërtin me 59 sosh.
La colère d’Allegri sur l’action du penalty #JuveInter pic.twitter.com/D9fG1kgisF
— Juventus Fr (@Juventus_Fr) April 3, 2022
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...