Në nivel personal, Messi ishte i pandalshëm sezonin e kaluar.
Argjentinasi shënoi 54 gola në të gjitha ndeshjet sezonin e kaluar, duke kontribuar gjithashtu me 20 asiste në gjithsej 54 ndeshje.
Sa i përket statistikave, Messi prin para të gjithëve, megjithatë dështoi të fitonte Ligën e Kampionëve me Barcelonën dhe Copa American me Argjentinën, shkruan Indeksonline.
Një statistikë tjetër tregon se Messi është shumë larg tjerëve në klasifikim.
Notat mesatare të lojtarëve gjatë ndeshjeve të sezonit të kaluar tregojnë se Messi është shumë përpara tjerëve me notë mesatare 8.48.
I dyti është Mbappe me 8.0, ndërsa Ronaldo ngec në pozitën e pestë me notë mesatare 7.68.
Kjo është lista e plotë:
1. Lionel Messi (Barcelona) – 8.48
2. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 8.00
3. Teji Savanier (Nimes) – 7.89
4. Eden Hazard (Chelsea) – 7.81
5. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 7.68
6. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 7.65
7. Alejandro Gomez (Atalanta) – 7.64
8. Nicolas Pepe (Lille) – 7.62
9 Raheem Sterling (Manchester City) – 7.61
10. Thiago Alcantara (Bayern Munich) – 7.59
11. Kerem Demirbay (Hoffenheim) – 7.59
12. Luis Suarez (Barcelona) – 7.57
13. Mohamed Salah (Liverpool) – 7.57
14. Marcel Halstenberg (RB Leipzig) – 7.56
15. Sebastien Haller (Eintracht Frankfurt) – 7.55/
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Verm...
Kurti shpalos nga Podujeva hapat për formimin e institucione...
KFOR dhe Medica Kosova në mbështetje të grave të traumatizua...
Limi harron Albën, publikon foton e Armelës, ish-banore e “B...
PDK mobilizon strukturat për marshin “Drejtësi, jo politikë!...
AGK-ja nderohet me mirënjohje nga Policia e Kosovës