Polemikat rreth vendimeve të gjyqtarëve u rikthyen sërish në Premier League, saktësisht në ndeshjen e Manchester Cityt ndaj Tottenhamit.
Rodri nuk arriti ta përmbajë zhgënjimin e tij pas barazimit 2-2 në këtë ndeshje, ku City bëri hap fals drejt titullit kampion, shkruan Arbresh.info.
Goli i parë i Dominic Solankes i cili u rishikua nga VAR-i, ngriti shumë pikëpyetje te ish-kampioni i Anglisë.
Në atë aksion, sulmuesi anglez goditi qartë këmbën e Marc Guéhit, e jo topin, por sipas gjyqtarit ndërhyrja nuk ishte e mjaftueshme për t’u cilësuar faull.
Ky vendim bëri që ndeshja të marrë një tjetër kahje, e pas takimi mesfushori spanjoll shpërtheu.
“Detajet e vogla bëjnë diferencën. Tani që kam parë pamjet, është qartë faull. VAR-i ekziston për këto raste. Është goli i parë i tyre dhe ndoshta pa atë gol do ta kishim fituar ndeshjen”, deklaroi Rodri për mediat angleze.

Mesfushori spanjoll shkoi edhe më tej, duke lënë të kuptohet se City po dëmtohet vazhdimisht nga vendimet e gjyqtarëve.
“Nuk flas zakonisht për gjyqtarët, i respektoj shumë, por ata duhet të jenë më të vëmendshëm. Nuk është vetëm sot, kjo po ndodh në dy-tre ndeshje radhazi. Sinqerisht, ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fitojmë më”, shtoi ati.
Rodri iu referua edhe derbit të Mançesterit ndaj Unitedit, ku Diogo Dalot shpëtoi nga kartoni i kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Jérémy Doku, si dhe një penalltie të mohuar ndaj Cityt në fitoren kundër Ëolverhamptonit.

“Punojmë shumë për këto detaje dhe në fund ndihesh i frustruar kur një faull kaq i qartë nuk ndëshkohet. Kjo ligë vendoset nga detajet e vogla dhe sot nuk ishte e drejtë”, theksoi fituesi i Topit të Artë të vitit 2025.
Pavarësisht polemikave dhe zhgënjimit, Manchester City mbetet në ndjekje të Arsenalit, me gjashtë pikë diferencë në krye të tabelës.
Ndeshja e radhës e Man Cityt është në ‘Anfield Road’ ndaj Liverpoolit./Arbresh.info
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...