Emanuele Ndoj është ftuar për herë të parë në Kombëtare dhe normalisht është i kënaqur që trajneri Christian Panucci e ka përfshirë në grumbullimin për dy ndeshjet me Spanjën dhe Italinë.
“Jam i lumtur për ftesën, shokët më kanë pritur mirë. Trajneri erdhi për të më parë me Ternanën, por ra shi dhe nuk arriti që të më shihte. Më pas nuk kemi pasur kontakte”, tha fillimisht Ndoj në konferencën për shtyp, ndërkohë që më tej foli edhe në lidhje me aktivizimin e tij në këto dy ndeshje mjaft të forta.
“Jam i ri është hera e parë që grumbullohem me Kombëtaren. Do bëj gjithçka thotë trajneri. Është një mundësi e madhe për mua. Edhe nëse luaj me Kombëtaren Shpresa për mua nuk përbën asnjë problem. Nuk jam stërvitur sepse jam dëmtuar ndaj Peruxhias, por shoh që në skuadër punohet me intensitet dhe ka shumë kualitet”, shtoi mesfushori, që shembujt e tij ka Lorik Canën dhe Altin Lalën.
“Cana dhe Lala i kanë dhënë shumë Kombëtares dhe janë idhuj për çdokënd. Por mua më pëlqen shumë edhe Pogba, është super lojtar”.
KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuar...
Irani: SHBA i është përgjigjur propozimit të fundit për paqe
Edhe Supremja lë në fuqi dënimin me nga 12 vjet burgim ndaj ...
Legjislatura e 10-të e Kuvendit të Kosovës zgjati vetëm 76 d...
Berisha falënderon kongresmenët amerikanë për rezolutën: Kos...
Albion Rrahmani realizon gol ndaj Jablonecit