Më 11 shkurt të këtij viti u betuan 120 deputetët e legjislaturës së dhjetë, të cilët u zotuan për përmbushjen e detyrave me nder dhe përkushtim
Ky akt solemn u hapi rrugën deputetëve për të shtyrë përpara agjendën legjislative që ishte jofunksionale për më shumë se një vit.
Megjithëkëtë kjo legjislaturë pati kohëzgjatje të shkurtër, edhe pse u vlerësua me intensitet të madh pune, duke miratuar ligje ndërkombëtare të një rëndësie të madhe për Kosovën dhe një sërë ligjesh të tjera që prekin drejtpërsëdrejti mirëqenien e qytetarëve.
Ende pa u bërë tre muaj të plotë deputetët, sërish mbesin jashtë funksionit në dhënie të kontributit por jo edhe në marrje të pagës. Paga mujore e një deputeti është 1914 euro, dhe sipas ligjit ai do të vazhdojë të paguhet edhe një vit pas përfundimit të mandatit edhe nëse nuk rizgjidhet, deri në sigurimin e të hyrave të tjera mujore. Aktualisht, pagën kalimtare e marrin 15 ish-deputetë nga parti të ndryshme.
Për 2 muaj e gjysmë vetëm për pagat e deputetëve nga buxheti i shtetit janë shpenzuar 575 mijë euro, në këtë shumë nuk janë përfshirë pagat e asistentëve të deputetëve të cilët kanë pagë rreth 900 euro dhe konsiderohen staf mbështetës politik, e në total janë 136 asistentë politikë, sepse kryetarët e komisioneve parlamentare kanë edhe nga një asistent shtesë vetëm për angazhimin në komisione, e në total janë 16 komisione parlamentare.
Vetëm gjatë vitit të kaluar nga buxhet i shtetit janë shpenzuar mbi 1 milion euro për pagat e 120 deputetëve pa ndonjë rezultat konkret nga puna e tyre për shkak të ngërçit të stërzgjatur në Kuvend.
Legjislatura e fundit ka arritur të miratojë 35 ligje, prej tyre 24 marrëveshje ndërkombëtare.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...