Në Skoci kanë besim të madh tek Eros Grezda, që edhe pse ende nuk ka treguar shumë në fushën e lojës, pritshmëritë janë të larta.
Nëse tifozët nuk kanë durim për të parë aftësitë e sulmuesit të krahut në fushën e lojës, stafi drejtues i Rangers beson se shqiptari do të shkëlqej shumë shpejtë.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet zëvendës trajneri i Rangers, Gary MacAllister, i cili ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp një ditët para ndeshjes. Në mungesë të Steven Gerrard, ka qenë ndihmësi i tij, ai që ka shpjeguar për gazetarët se, Eros Grezda, është duke bërë paraqitje shumë të mira në fushën stërvitore.
“Grezda është afër tani, po punon shumë në fushën stërvitore. Kjo do të thotë që është lojtari që kishim parë në klipet e tij. Ai pati një presion të madh para 50.000 spektatorëve, duhet pak kohë për t`u përshtatur”-ka thënë MacAllister.
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...