International Tennis Integrity Agency (ITIA) ka vendosur një nga dënimet më të rënda të viteve të fundit në botën e tenisit.
Tenisti francez Quentin Folliot është pezulluar për 20 vjet, ndërsa është gjobitur me 70 mijë dollarë dhe urdhëruar të kthejë 44 mijë dollarë përfitime të paligjshme. Dënimi vjen pas konstatimit të 27 shkeljeve të programit antikorrupsion.
Sipas hetimit, Folliot, 26 vjeç dhe ish-numri 488 në botë, ka luajtur rol qendror në një rrjet lojtarësh që vepronte për llogari të një organizate të përfshirë në trukimin e ndeshjeve. Ai është tenisti i gjashtë i ndëshkuar në kuadër të këtij operacioni, pas Jaimee Floyd-Angele, Paul Valesçhi, Luc Fomba, Lucas Bouquet dhe Enzo Rimoli.
Akuzat ndaj tij përfshijnë manipulim të rezultateve, mos-angazhim të qëllimshëm gjatë ndeshjeve dhe përpjekje për të korruptuar lojtarë të tjerë në funksion të basteve sportive.
Gjatë procesit, Folliot ka refuzuar bashkëpunimin me autoritetet dhe madje ka shkatërruar prova që lidhen me hetimin.
Nga 11 ndeshjet e analizuara, shkeljet janë konfirmuar në 10 prej tyre. Në vendimin përfundimtar, ITIA e cilëson Folliotin si “një hallkë të një organizate kriminale më të gjerë, që synonte korruptimin e turneve profesionale”.
Pezullimi i tij, i cili kishte nisur që më 17 maj 2024, do të zgjasë deri më 16 maj 2044. Deri atëherë, ai nuk do të ketë të drejtë të luajë, stërvitë apo të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti të autorizuar nga organet e ITIA-s.
Austria miraton ndalimin e shamive në shkolla për vajzat nën...
Shkëndija – Slovan Bratislava, publikohen formacionet ...
Elezi: Votimi përmes postës nuk do të mund të fillojë sipas ...
Shefi i OSBE-së viziton Bujanocin, njoftohet me pasivizimi e...
Kurti ka emëruar Imri Demelezin, Ministër në detyrë në Minis...
Drita – Alkmaar, formacionet zyrtare