Anësori i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është duke u përgatitur për një ndeshje të veçantë për të sonte (e martë) kundër ish skuadrës së tij – Bayern Munichut.
Reprezentuesi 27-vjeçar i Zvicrës iu bashkua Bayernit nga Baseli për 11.6 milionë euro në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info. Ai bëri 81 paraqitje dhe shënoi 17 gola para se të kalonte te Interi për 15 milionë euro në janar të vitit 2015.
Para ndeshjes së sotme në kuadër të xhiros së 1/8-ës në Ligë të Kampionëve, Shaqiri ka postuar një foto të tij duke festuar me dy duart e lidhura me fanella të dy klubeve.
“Ndeshja e veçantë për mua sonte kundër ish klubit tim”, ka shkruar Shaqiri në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Përballja mes dy gjigantëve evropian fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Special Game for me tonight against my Old Club ???⚽️❤️ #XS23 #YNWA #lfc #championsleague @LFC @FCBayern @ChampionsLeague pic.twitter.com/iHN7eRYbpj
— Xherdan Shaqiri (@XS_11official) February 19, 2019
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...