Prishtina dhe Trepça ’89, të dyja kanë njoftuar se ndeshje e javës së nëntë mes tyre është shtyrë.
Këtë vendim e ka marr FFK për shkak të gjendjes së keqe të fushës në “Fadil Vokrri”, shkruan telegrafi.
“FC Prishtina njofton opinionin se ndeshja e xhiros së nëntë të Albi Superligës së Kosovës, FC Prishtina – Trepça ’89 është shtyrë për afat të pacaktuar nga Komisioni i Garave. Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri’ në Prishtinë të dielën. Sfida shtyhet për shkak të gjendjes jo adekuate të fushës. Se kur do të caktohet orari për t’u zhvilluar ky takim, do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Të njëjtë gjë për tifozët e saj e ka bërë edhe Trepça ’89.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...