Përkundër zërave se ndeshja e dytë mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet larg Beogradit për t’i ikur problemeve, kanë mbetur vetëm fjalë.
Federata e Futbollit të Serbisë sot ka njoftuar për tri ndeshjet e radhës të kombëtares serbe dhe lokacionet e tyre, shkruan Arbresh.info.
Aty është bërë e ditur se dy ndeshjet e radhës ajo me Anglinë dhe Serbinë do të luhen në Beograd.
Këto ndeshje do të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdas, “Rajko Mitic”. Ky stadium ka kapacitet t’i zë rreth 52 mijë spektatorë.
Serbia nuk ka vendosur të Leskovc ashtu siç bëri me Andorrën, por ka vendosur një stadium me kapacitet më të madh për dy ndeshjet më të rëndësishme të kësaj kampanje për ta, ndaj Anglisë dhe Shqipërisë.
Herën e fundit kur janë përballur në Serbi në vitin 2014 këto dy kombëtare ndeshja po ashtu ishte luajtur në Beograd, mirëpo në stadiumin e Partizanit.
Ndeshja Serbi – Shqipëri luhet me datë 11 tetor./Arbresh.info
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...